Lajme

Vdes një 36-vjeçar pas një aksidenti në Kamëz

09/25/2024 09:57
nga:Y I

Një person i moshës 36-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Kamëz të Shqipërisë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, shkruan Abcnews.al.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.