Lajme

Vdes një 34-vjeçare në rrethana të dyshimta, Policia nis hetimet

12/28/2023 11:12
nga:Sh R

Stacioni policor në Graçanicë sot ka iniciuar një rast hetimi mbi vdekjen e një 34-vjeçareje.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për teve1.info  se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.