Sporti

Vdes nga COVID-19 fizioterapeuti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylli Mihali

09/13/2021 12:30
nga:Lorik J

Fizioterapeuti i kombëtares së Shqipërisë, Ylli Mihali ka ndërruar jetë sot pas betejës me Covid-19.

FSHF para pak çastesh ka kumtuar lajmin e vdekjes së Mihalit, shkruan GazetaBlic Sport.

Milahi kishte dhënë një kontribut të madh në futbollin shqiptar. Ai punoi për gati 30 vite në futbollin shqiptar dhe ekipin kombëtar.

Më poshtë keni njoftimin:

Të dashur anëtarë të komunitetit të futbollit!
Sot mësuam lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të mjekut fizioterapist, Ylli Mihali (Skorovoda). Në këto çaste të vështira për familjen e tij dhe për të gjithë komunitetin e futbollit është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Zemrat tona janë të prekura nga kjo humbje e parakohshme e njeriut zemërmirë, që për pothuajse 30 vite ka dhënë një kontribut të pamasë për futbollin dhe ekipin Kombëtar shqiptar.
Sportistët, të rinjtë dhe të rejat, të cilët gjenin tek Ylli mbështetjen në momente të vështira, nuk do të kenë më pranë profesionistin duarartë, që largonte dhimbjet dhe rikthente buzëqeshjet. Mungesa e tij do të jetë vetëm fizike, pasi ai do të jetë i paharrueshëm për të gjithë për gjithçka ka dhënë për futbollin në tre dekada.
Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi Kombëtar shqiptar dhe i gjithë komuniteti i futbollit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërme dhe miqve të pafund të Yllit tonë.
?????????̈ ???????!
??????? ?? ?? ??̈ ?????? ? ?????????!
? ?????? ??̈ ????!