Lajme

Vdes në spitalin e Durrësit një grua, dyshohet se u vetëqëllua disa herë me thikë

08/31/2022 23:48
nga:G B

Ndërron jetë në spitalin e Durrësit një grua e paraqitur me plagë të rënda thike.

Rreth orës 16:15 është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Durrës A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 në këtë qytet.

Nga deklarimet paraprake dyshohet se gruaja është vetëplagosur me mjet prerës (thikë).

Si pasojë e plagëve ajo ka humbur shumë gjak dhe ka ndërruar jetë në spital me gjithë ndërhyrjet e mjekëve.

Mbeten ende mister shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

Në pyetje janë marrë të afërm dhe familjarë të saj.