Lajme

Vdes në rrethana të dyshimta një gjerman në Kosovë, policia del në vendin e ngjarjes

10/30/2021 08:46
nga:M K

Një shtetas gjerman ka vdekur në rrethana të dyshimta në Kosovë.

Vdekja e tij ka ndodhur në QKUK, siç njofton policia e Kosovës.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.