Lajme

Vdes në QKUK personi i cili kishte qenë në komë si pasojë e aksidentit

03/15/2024 09:42
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Malishevë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, i njëjti kishte qenë në gjendje kome që nga nëntori i vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IM për obduksion.

“Malishevë 14.11.2023-17::50. Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.