Ish-kapiteni i Kolumbisë, Freddy Rincon ka vdekur pasi pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident automobilistik.
55-vjeçari po drejtonte një makinë që u përplas me një autobus herët të hënën në Cali të Kolumbisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish-mesfushori i Real Madridit, Rincon shënoi 17 gola për Kolumbinë dhe luajti në Kupat e Botës 1990, 1994 dhe 1998.
Ai ndan me Carlos Valderrama rekordin për më shumë paraqitje në turne për vendin e tij, pasi ka luajtur në 10 ndeshje të Kupës së Botës.
Ai gjithashtu luajti futboll për klube për Napolin, Palmeiras dhe Santos, si dhe udhëhoqi Corinthians drejt fitores në vitin 2000, në Kampionatin e parë Botëror të Klubeve FIFA – tani Kupa e Botës për Klube.
“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ekipeve tona, Freddy Eusebio Rincon Valencia ka ndërruar jetë”, tha Laureano Quintero, drejtori mjekësor i Klinikës Imbanaco në Cali, ku po trajtohej Rincon.
/GazetaBlic Sport/


