Sporti

Vdes në moshën 78 vjecare legjenda e futbollit, Franz Beckenbaur

01/08/2024 17:37
nga:Lorik J

Ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer.

“Perandori ynë i futbollit vdiq në moshën 78-vjeçare”, raporton gazeta gjermane Bild, duke njoftuar se ai vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur vetëm para pak minutash.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, deklaroi familja.

Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh gjerman. Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990.

Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë, shkruan Bild.

Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.