Lajme

Vdes në moshë të re nëpunësi i Komunës së Pejës

08/14/2021 08:50
nga:M K

Të premten ka vdekur nëpunësi i Komunës së Pejës, Agron Kastrati.

Lajmin për vdekjen e Kastratit e ka bërë të ditur kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Me pikëllim të thellë, sot morrëm lajmin e ndarjes nga jeta të z. Agron Kastrati, nëpunës i Komunës së Pejës. Në këto çaste të rënda, bashkëndje dhimbje e pikëllim për ikjen nga jeta të mikut tonë, i cili do të jetë përherë në kujtimet tona.

Ngushëllime familjes Kastrati dhe gjithë juve shokë, kolegë dhe atyre që e njohën”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.