Lajme

Vdes në moshë të re këngëtari kosovar, ishte i infektuar me COVID-19

10/04/2021 08:54
nga:Gazeta Blic

Këngëtari nga Mazniku i Deçanit, Kushtrim Sylaj ka vdekur si pasojë e infetikimt me COVID-19

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti Rasim Selmanaj.

“Lajm tronditës! Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit humb jetën me covid 19. Ishe këngëtar i spikatur e pika e djalit! Kështu do të kujtojmë! Lutemi për shpirtin tënd Kushtrim!”, ka shkruar ai.