Sporti

Vdes në luftë kikboksieri kampion i Ukrainës, trajneri i tij: Pusho i qetë, do marrim hak

03/29/2022 08:48
nga:Lorik J

Lufta në Ukrainë merr viktima të panumërta, një prej tyre është edhe kampioni botëror i kikboksit Maxim Kagal.

“Fatkeqësisht, lufta mori një nga më të mirët”, shkruan trajneri i tij Oleg Skirta në Facebook, duke konfirmuar kështu vdekjen e kikboksierit të tij.

Më 25 mars, ndërsa mbronte qytetin e Mariupol, Maksym vdiq.

Kagal u bë Kampioni Botëror i (ISKA) në vitin 2014. Trajneri i tij e përshkruan atë si një person të ndershëm dhe të denjë dhe është kampioni i parë botëror ukrainas për të rritur.

Skirta e mbyll mesazhin e tij me fjalët:

“Pusho në paqe, ne do të marrim hak”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport