Lajme

Vdes në emergjencë një burrë nga Shtimja, policia nis hetimet

02/08/2022 09:59
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur në emergjent pasi që i njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësosre.

Rasti ka ndodhur dje në Shtime rreth orës 08:55.

“Nga qendra emergjente mjekësore, është pranuar informata se kanë pranuar një person mashkull kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti deri sa ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë”, njoftoj policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.