Konsulli i Sllovenisë në Banja Llukë të Bosnjë dhe Hercegovinës, Marijan Ristiç, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të martën mbrëma.
Siç raporton mediumi boshnjak “Nezavisne novine”, Marijan Ristiç u shkel me veturë në Banja Llukë.
Vdekjen e Ristiçit e konfirmoi Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Prokuroria tha se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bulevar Petra Bojovića”, dje në orën 18:40.


