Ka vdekur specialisti i Otorinolaringologjisë, Ilir Iljazi.
Lajmin e kanë bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës që ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe gjithë komunitetit të mjekëve.
“Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribut të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.



