Lajme

Vdes mjeku Ali Thaçi, ishte familjar i ish-presidentit

05/18/2022 17:32
nga:Genita C

Ka vdekur mjeku nga Skënderaj, Ali Thaçi.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Ndërsa, Evxheni Thaçi, mbesa e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar për vdekjen e mjekut Ali Thaçi.

“Na ke lënë vetëm kujtime të mira. Ishe një familjar, doktor e atdhetar shembullor. Pusho i qetë axhi Ali!”, shkroi ish-deputetja e PDK-së në një fotografi të postuar në “InstaStory”.