Sporti

Vdes legjenda Gigi Riva, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares italiane

01/22/2024 20:32
nga:Lorik J

Gigi Riva, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Itali, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi legjendar i Italisë dhe Cagliarit vdiq të hënën, më 22 janar 2024.

Lajmi doli disa sekonda para fillimit të finales së Superkupës mes Interit dhe Napolit në Ryiadh, ndaj nuk u mbajt asnjë minutë heshtje. Me siguri, klubet e Serisë A do të nderojnë sulmuesin legjendar të Azzurrit në raundin e ardhshëm të ligës.

Riva është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Italisë me 35 gola në 42 ndeshje me Azzurrit.

Gjatë epokës së Rivës, Italia fitoi Euro në 1968 dhe arriti në finalen e Kupës së Botës në 1970, duke humbur ndaj Brazilit të Pele në Estadio Azteca në Mexico City.

/GazetaBlic Sport