Sporti

Vdes legjenda e futbollit gjerman, Andreas Brehme

02/20/2024 09:26
nga:Mergim Rreci

Ka vdekur ish futbollisti i njohur i Gjermanisë, Andi Brehme njeriu që ndihmoi ‘Panzerët’ të fitojnë Kupën e Botës në finalen e 1990 kundër Argjentinës në Romë

Andi Brehme (63) vdiq në Mynih, sipas raportimeve të fundit nga një arrest kardiak, përcjell GazetaBlic Sport.

Brehme u pranua në dhomën e urgjencës në klinikën në Ziemssenstrasse pranë banesës së tij, por çdo ndihmë erdhi shumë vonë për të.

Në fillim të këtij viti, ai u prek thellë nga vdekja e mikut tëtij, Franz Beckenbauer.

/GazetaBlic Sport/