Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë kompozitori i njohur kosovar, Riza Dolaku.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Naim Abazi. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që Dolaku ka qenë njeri i artit dhe mik i mirë.
“Njeriu që e ka dashtë shumë jetën sado e vështirë që ka qenë për të. Njeriu i artit që në përmbajtje realisht ka qenë vetëm art dhe artistik!
Gjuhën e komunikimit shumë të qartë sidomos në nivele e segmente artistike. Iku miku i mirë i yni dhe i artit Riza Dolaku !”, ka shkruar Abazi.
Dje u dërgua në burg, arratiset një burgosur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike