Këmbësori i aksidentuar në dalje të Prishtinës, saktësisht në Veternik ka humbur jetën pas plagëve të marra.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”
LAJMI I FUNDIT: Goditet nga vetura një person në magjistralen Prishtinë-Ferizaj


