Lajme

Vdes ish-kryetari i KB Trepçës, Mehmet Tahiri

09/08/2025 13:40
nga:N K

Ka vdekur ish-kryetari i Klubit të Basketbollit Trepça, Mehmet Tahiri.

Ky lajm i dhimbshëm u bë i ditur nga vet klubi përmes rrjeteve sociale.

Klubi i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe krejt atyre që e kanë njohur tashmë të ndjerin.

“Klubi ynë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njihnin. Trashëgimia dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, thuhet në postimin e skuadrës mitrovicase.