Sporti

Vdes ish-futbollisti francez që qëndroi 39 vjet në gjendje kome

09/06/2021 14:16
nga:E K

Ka vdekur në moshën 73 vjeçare ish – futbollisti francez, Jean-Pierre Adams, i cili që nga viti 1982 ka qenë në komë.

Mbrojtësi i ekipit të Francës më 17 mars të vitit 1982 i ishte nënshtruar një operacioni në gju, e që nuk kishte rezultuar i suksesshëm.

Ai vdiq sot në mëngjes, në spitalin Nimes.

Atij iu dha anestezion, gjendje në të cilën duhej të qëndronte disa orë, por ai nuk u zgjua. Sot, Adams humbi betejën që e luftoi për 39 vjet.