Lajme

Vdes infermierja Bedrie Gashi

01/26/2025 11:51
nga:G C

Ka vdekur infermierja Bedrie Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se ajo për tre dekada punoi me zell dhe përkushtim, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën”, thuhet në njoftim.

“ShSKUK dhe QKUK, shprehin ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Klinikës së Neonatologjisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.