Lajme

Vdes i riu nga Magurja e Lipjanit, dyshohet të jetë aksidentuar në Austri

9 ditë më parë
nga:G B

Ka vdekur i riu nga Magurja e Lipjanit, Albion Bardhi.

Lajmin për ndarjen nga jeta e bënë të ditur familjarë të të ndjerit me anë të një postimi në mediat sociale, në të cilin data e varrimit nuk u bë e ditur.

“Njoftim mortor: Me dhimbje të thellë ju njoftojmë shokë, miqtë dhe dashamirët se u nda nga jeta Albion Bardhi!”

“Për datën e varrimit ju njoftojmë me kohë!Pusho i qetë, Albion”, thuhet në këtë publikim në rrjete sociale.

Një lexues për Klankosova.tv për rastin në fjalë ka thënë se Albioni ishte aksidentuar sot në shtetin e Austrisë, dhe ka vdekur më pasë.