Pas një semundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.
Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.
“Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme. Prehu në paqe, Emine”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Varrimi i të ndjerës u bë sot në ora 16:30.
LEXO EDHE:
I jepet lamtumira e fundit familjes Haliti nga Gjilani që vdiq në Shqipëri