Sporti

Vdes Enver Sulejmani, njeriu që ia kushtoi jetën futbollit

12/30/2023 11:03
nga:Mergim Rreci

Ka ndërruar jetë Enver Sulejmani nga Tetova, njeriu që ia kushtoi jetën futbollit.

Ai së fundmi ishte drejtor i përgjithshëm i FC Voska Sport nga Ohri.

Sulejmani ndërroi jetë sot në mëngjes (e shtunë, 30 dhjetor 2023) dhe varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 njoftojnë nga familja e tij.

Në vitet e 90-ta ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, duke dhënë një kontribut të madh, pastaj edhe te Renova, duke fituar kampionatin dhe kupën.

Në vitin 2013 u emërua zëvendëssekretar gjeneral në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku punoi deri sa u pensionua. Sulejmani ishte i lidhur ngushtë me Federatën e Futbolit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.