Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur derisa ishte duke peshkuar afër në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:15 dje gjatë ditës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, derisa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Gjilan 11.04.2021 – 10:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim të policisë.
Rreth 30 mijë kosovarë shkuan në vikend në Shqipëri, paralajmërohet rritje e rasteve me COVID