Lajme

Vdes burri në Viti, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në një restorant

12/29/2024 08:37
nga:G C

Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën.

Sipas policisë, viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.