Lajme

Vdes Bozhidar Deliq, nënkryetari i parlamentit serb, një javë pasi u dorëzua kallëzim penal ndaj tij nga Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë”

08/23/2022 14:30
nga:G B

Ka ndërruar jetë nënkryetari i parlamentit serb, Bozhidar Deliq.

Gjatë luftës në Kosovë, Deliq ishte omandant i Brigadës 549 të Mekanizuar të Ushtrisë Jugosllave ku akuzohej për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë.

Pikërisht para një javë, Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) për kryerjen e krimeve të luftës.