Sporti

Vdes basketbollisti i NBA, Brandon Clarke

05/12/2026 21:16
nga:L J

Një lajm tragjik ka goditur botën e NBA-së sot, pasi Memphis Grizzlies njoftuan se basketbollisti, Brandon Clarke ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Deri më tani, nuk ka detaje të mëtejshme mbi ndarjen nga jeta të basketbollistit të NBA-së, i cili humbi një pjesë të madhe të këtij sezoni për shkak të lëndimeve.

“Jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e Brandon Clarke. Brandon ishte një shok skuadre i shkëlqyer dhe një person edhe më i mirë, ndikimi i të cilit në organizatë dhe në komunitetin e madh të Memfisit nuk do të harrohet. Shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të dashurve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë.”

Ai mesatarisht shënoi 10.2 pikë dhe 5.5 ribaunde në shtatë sezone në NBA me Memphis.

/GazetaBlic Sport