Showtime

Vdes babai i aktores kosovare

03/22/2023 16:35
nga:G C

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Aurita Agushit, Asdreni.

Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ai ka njoftuar miqt se babai i tij, Hysni Agushi sot ka vdekur.

Tutje, në postimin e tij, ka treguar edhe orën e varrimit të të ndjerit që do bëhet të premten.
Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se të mërkurën, me datë 22 mars 2023, ka ndërruar jetë babai ynë Hysni Agushi.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten më 24 mars 2023, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Gjilan.