Akrobatja Vitore Sallaku është ndarë sot nga jeta. Një grua e rrallë, energjike, një artiste e plot talent ajo ishte një nga themelueset e Cirkut shqiptar.
Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit.
Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.
E njohur si gruaja Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ajo lindi në Tiranë.