Ka vdekur në moshën 96 vjeçare aktorja me prejardhje shqiptare, Irene Papas.
Papas në një intervistë në vitin 2016 kishte deklaruar se ajo është me prejardhje shqiptare.
“Nuk mund të largohem nga kjo botë pa thënë se jam shqiptare. Unë kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im ka qenë Leleku”, kishte deklaruar ajo.
Ajo u njoh për artin e saj, për 70 filmat në të cilat luajti, në një karrierë që përfshin më shumë se 50 vjet.
Irene ka luajtur krahë aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu në serialin “Odiseu”.
Në vitin 1961, Pappas luajti në “The Guns of Navarone” dhe në 1964 në “Zorba the Greek të Cacoyannis”.
Në vitin 1995, ajo mori çmimin e Komandantit të Urdhrit të Feniksit nga presidenti i atëhershëm grek Kostis Stefanopoulos.