Aktori i njohur Robert LuPone ka vdekur në moshën 76 vjeçare.
Ai njihet për rolin e tij në serialin kult “The Sopranos”.
LuPone vdiq të shtunën pas një beteje trevjeçare me kancerin e pankreasit.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar kompania e njohur teatrore, MCC Theater, të cilën aktori e themeloi 40 vjet më parë.
“Komuniteti i Teatrit MCC vajton humbjen e partnerit tonë të dashur dhe frymëzues, kolegut dhe mikut të dashur, Bob LuPone, i cili jetoi pa frikë dhe me shumë kuriozitet, humor të mirë, pasion të pakufi dhe një zemër të plotë. Do të na mungojë shumë dhe gjithmonë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Në vitin 1976, fitoi çmimin Tony për aktorin më të mirë në muzikalin “A Chorus Line”, ku portretizoi personazhin e Zach.
Shfaqja legjendare e Michael Bennett më pas theu rekorde në arkën e Broadëay.
Në “The Sopranos”, LuPone fitoi popullaritet duke luajtur doktorin e familjes së Tony Soprano, Bruce ‘Cooze’ Cusamano.
Ai ka lënë pas gruan Virginia dhe djalin Orlando, motrën – ikonën e Broadëay, Patti LuPone dhe vëllain William.