Cult

Vdes aktori, M.Emmet Walsh

03/21/2024 09:14
nga:N K

Ka vdekur M. Emmet Walsh.

Aktori i cili ka luajtur në më shumë se 150 filma duke përfshirë “Blade Runner” dhe “Knives Out”, vdiq të martën në moshën 88-vjeçare.

Menaxheri prej kohësh i aktorit, Sandy Joseph konfirmoi vdekjen e tij për Entertainment Tonight, duke zbuluar se ai vdiq nga arresti kardiak në Spitalin Curbs Memorial në St. Albans, Vermont.