Lajme

Vdes 42-vjeçari nga Suhareka në një aksident mes veturës dhe autobusit në Carralevë

02/12/2025 20:26
nga:Sh R

J.G., shoferi i veturës rreth 42 vjeç nga Suhareka ka vdekur në aksidentin me autobus që ndodhi sonte në Carralevë. Këtë informatë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se momentalisht rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.

Ai shtoi se në vendngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor të Suharekës dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 12.02.2025, reth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi.

Menjëherë janë thirrë të gjitha ekipet e nevojshme për të dalë në vendngjarje.

Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se në vendngjarje ka mbetur i vdekur J. G., shoferi i veturës, mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka.

Në vendngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren. Për mometin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.