Lajme

Vdes 25-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

01/20/2025 14:58
nga:G B

Këtë të hënë ka vdekur 25-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga shpërthimet e fishekzjarrëve në Prizren më 31 dhjetor të vitit 2024.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se për vdekjen e viktimës, policia është njoftuar nga familjarët.

“Më datë 20.01.2025 rreth orë 11:00, policia ka marrë informacion nga familjari i viktimës se i njëjti ka vdekur. Është njoftuar prokurori, vlen të ceket se në lidhje me këtë incident, i dyshuari është marrë në intervistë dhe është liruar në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi.

25-vjeçari që mbeti i lënduar më 31 dhjetor nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Prizren, ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe vdiq.