Lajme

Vdes 18-vjeçari në Tiranë pasi u ther me thikë

03/31/2024 23:31
nga:Lorik J

Një 18-vjeçar ka vdekur në Tiranë si pasojë e plagëve që ka marrë nga therja me thikë sonte në zonën e Shkozës.

Top Channel bën të ditur se rasti në fjalë ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjsh të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.

18-vjeçari, i identifikuar si A.D, ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve. Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani nga grupi hetimor rezulton se shkak për ngjarjen ka qene një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve.