Lajme

Vdekjet nga Covid po shtohen, ministrja Manstirliu: Vaksinohuni, mos besoni teoritë konspirative!

09/25/2021 15:54
nga:M K

Shifrat në rritje të humbjeve të jetës dhe të shtruarve në spital duket se po e çojnë në një pikë kritike situatën Covid në Shqipëri më shumë nga sa ajo raportohet.

Kjo mesa duket e ka detyruar ministren e Shëndetësisë të dalë e prekur publikisht këtë të shtunë, e të raportojë edhe një herë atë që na tha komiteti teknik i ekspertëve.

Ministrja e bën thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të mos ndikohen nga idetë konspirative.

Të hënën nis viti i ri shkollor dhe të gjithë mësuesit duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit disa pre të cilëve e kanë siguruar edhe fiktive.