Kupa e Botës 2022

Vdekjet e punëtorëve në Katar, Infantino: Shifrat nuk janë reale, duhet të kemi kujdes çfarë flasim!

12/16/2022 14:52
nga:Mergim Rreci

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka folur përpara finales së Kupës së Botës, Katar 2022.

Në një konferencë të dhënë për mediet u ndal në veçanti te vdekjet, duke theksuar se shifrat e raportuara në medie nuk janë reale.

“Çdo vdekje është një tragjedi për të gjithë. Një vdekje është gjithmonë një fatkeqësi. Shifrat për punëtorët në ndërtimin e stadiumeve nuk janë reale. Kur flasim për shifra, duhet të jemi shumë të saktë për të shmangur gjenerimin e imazhit të diçkaje që në realiteti është tjetër. Duhet të keni kujdes se si i paraqisni këto shifra. Kushdo që vdes është një tragjedi dhe çdo gjë që mund të bëjmë për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e punëtorëve e kemi bërë”-deklaroi ai.