Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin Bahri Fazliun në 25 vjetorin e rënies, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, PDK-ja ka kujtuar Fazliun me një poezi të tij.
Shkrimi i plotë:
“Edhe vdekjen do ta puth, nënë
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem,
luftën kurr s’do ta pushoj” – Bahri Fazliu.
Lavdi e përjetshme për trimin dhe Heroin e Kosovës, Bahri Fazliu, në 25 vjetorin e rënies!


