Lajme

Vdekje e plagosje – Rastet tragjike që karakterizuan Pejën gjatë fundjavës

08/04/2025 07:56
nga:G B

Dy raste të rënda ndodhën gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e Pejës.

Të dielën, një person mbeti i plagosur derisa ishte duke udhëtuar me familjen e tij në rrugën Klinë-Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik, derisa u ndalën për të kryer nevojat e tyre fiziologjike, raporton KlanKosova.

Ende nuk është identifikuar i dyshuari i cili shtiu me armë drejt një personi.

Derisa një tjetër rast i dhimbshëm ndodhi gjatë vikendit, ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Spitalin Rajonal të qytetit.

Ky është rasti i dytë që një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës.