Një person është gjetur i vdekur të dielën mbrëma te parku i qytetit në Prishtinë.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 19:00, në rrugën Edmond Hoxha.
Ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim.
“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha në fund Ahmeti./