Lajme

Vdekje e dyshimtë në Viti

12/16/2022 10:30
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka raportuar se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur mbrëmë në Viti.

Familjarët e kishin dërguar viktimen tek mjeku pa shenja jete, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në qendrën emergjente në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti vazhdon të hetohet.