Pas vdekjes tragjike të një pjesëtari të FSK-së, të shtunën e javës së kaluar pasi ra nga një objekt banesor në rrugën “Gucia” në Prishtinë, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).
Përmes një reagimi për media nga KMLDNJ kërkojnë që të shtohet numri i inspektorëve të komunës si dhe të ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit.
“KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre. Me rënien e temperaturave, kushtet për punë përkeqësohen andaj kërkohet angazhim shtesë i përgjegjësve (punëdhënësve) e që duket se nuk po ndodhë.
KMDLNj ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës , ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit , nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre”, thuhet në reagim.