Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë.
Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte ardhur në Gjirin e Lalzit ku prej 4 vitesh kishin blerë edhe një shtëpi për të pushuar.
Autoritetet shqiptarë kanë bërë të ditur se ata kanë ndërruar jetë, pasi kanë konsumuar kërpudhat që kanë mbledhur në pyll.
“Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës.
Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal”, tha mjeku.
Nuk duhet t’i dërgonte Qendrën Shëndetësore të Manzës drejt spitalit të Durrësit?
“Për arsye të thjeshtë, që pacienti ishte i përmirësuar nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës apo Tiranë. Ne e kemi procedurë, nëse pacienti del i përmirësuar s’ka pse të shkojë në spital, por nëse gjendja e pacientit vazhdon të rëndohet ne i dërgojmë në spital. Nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës”, theksoi ai./TCH