Lajme

Vdekja e të riut pasi u dërgua në komisariat, Berisha: Banditët me uniformë e vranë

10/20/2022 09:17
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pasi një i ri ka vdekur në rrethana të dyshimta në Tiranë.

Sipas Berishës ai u rrah për vdekje në makinën e policisë e më pas u dërguar pa shenja jete në komisariat.

Kreu u PD-së ka thënë se e dënon këtë krim të njerëzve me uniformë të kryeministrit, Edi Rama, e të ministrit të Punëve të Brendshëm, Blendi Çuçi.