Lajme

Vdekja e të riut nga Deçani, reagon Ramosaj: Iu shpreh ngushëllime familjarëve

11/21/2022 09:37
nga:Genita C

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për vdekjen tragjike të të riut nga fshati Isniq i Deçanit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut.

Mbrëmjen e së dielës i riu ka humbur jetën në Bjeshkët e Deçanit si pasojë e rrotullimit të kamionit.