Lajme

Vdekja e nxënëses, reagon Xhafer Gashi: I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ikjen e hershme nga jeta

08/08/2022 10:57
nga:N M

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Nxënësen ,Gashi e përshkruan si aktiviste shembull të çështjeve rinore.

Postimi i plotë:

I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ikjen e hershme nga jeta, të aktivistës shembull të çështjeve rinore, bashkëqytetares, Magbule Gashit.

Jo vetëm familja por i gjithë qyteti i Obiliqit, humbi një vajzë të re shembull, të mençur, aktive dhe shumë punëtore e cila aktivitetin e saj për rininë e shtriu në organizatat rinore të Obiliqit.

Në emrin tim dhe gjithë institucionit komunal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë ata që njohën Magbulen. Shpirti i saj u prehtë në paqen e amshueshme e familjes Zoti ja shtoftë forcën që të përballojnë këtë dhimbje.