Flamuri amerikan në ndërtesën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë është ngritur në gjysmështizë për të nderuar ish presidentin amerikan, James Earl Carter Jr, i cili vdiq javën e kaluar.
Mijëra njerëz u mblodhën dje në Kapitol Hill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të nderuar ish-Presidentin Jimmy Carter, për të cilin u mbajtën homazhe shtetërore të mërkurën në zemrën e demokracisë amerikane, përpara funeralit të tij shtetëror.
Vizitorët e shumtë, ndër të cilët edhe zyrtarë të shumtë të zgjedhur dhe Nënpresidentja Kamala Harris, theksuan arritjet dhe humanizmin e ish-presidentit 100-vjeçar, i cili vdiq muajin e kaluar.
Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39-të i SHBA-së, vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare, pas gati dy vitesh nën vëzhgim mjekësor.