Lajme

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

01/22/2025 15:40
nga:N K

Kryeministri, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Priadko e cila po jetonte në Kosovë.

Kurti ka thënë në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko. Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë. Si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh”, ka shkruar ai.

E ndjera vdiq në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se dy vjet me djalin e saj, Yaroslavin.

Postimi i plotë: